“Dardanët” nisen drejt Qipros, mungon Mërgim Vojvoda

Futbollistët e Kosovës ka udhëtuar të mërkurën në Larnaca të Qipros. “Dardanët” të enjten nga ora 18:00 do të përballen kundër Qipros në në ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Me ekipin e Kosovës nuk ka udhëtuar mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda. Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Vojvoda është larguar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi.

Ndaj Qipros, futbollistët e Kosovës synojnë fitore. Është ndeshja hapëse e grupit të dytë të Ligës C, pjesë e së cilit janë edhe Greqia dhe Irlanda e Veriut.

Dy futbollistët e Kosovës, Blendi Idrizi dhe Lirim Kastrati, janë shprehur optimistë para ndeshjes kundër Qipros. Të dy pas stërvitjes së fundit që Kosova e mbajti në Prishtinë të martën kanë thënë se synojnë ta hapin me fitore kampanjën në Ligën e Kombeve.

Kosova e pret Greqinë të dielën, ndërsa më 9 qershor e pret edhe Irlandën e Veriut.

 

Kategoritë
Sport