Gazetarja ruse Daria Aslamova, e cila u arrestua në kufirin e Kosovës, pas së cilës iu ndalua hyrja në atë vend për një periudhë pesëvjeçare, ka folur për mediat ruse se për çfarë e kanë marrë në pyetje policët e Kosovës.
Aslamova e vlerësoi arrestimin dhe marrjen në pyetje si një situatë të mirë për aparatin represiv që mund t’i shpallë gazetarët si spiun.
“Së bashku me burrin tim, i cili është gazetar kroat, shkova të bëja një reportazh për manastiret ortodokse në Kosovë. Dhe në kufi, pasaporta ime u zbulua me një shenjë paralajmëruese. Kur e kaluan përmes kompjuterit, pashë në fytyrën e tyre se diçka nuk shkon përmes telefonave tanë na thanë të shkonim në një seancë dëgjimore”, përshkroi ajo përvojën në kufijtë e Kosovës Aslamova.
Ajo theksoi se marrja në pyetje zgjati “shumë orë”.
Ata më pyetën nëse e kam takuar Lavrovin, pse jam dëbuar nga Moldavia dhe si e kam bërë intervistën me Dodon, nëse jam takuar me Marine Le Pen, nëse kam punuar në Ukrainë”, tha Aslamova.
Dyshohet se inspektorët e Kosovës e kanë pyetur edhe për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhe kur e kanë pyetur nëse ishte spiune ruse, Aslamova është përgjigjur se ishte një “pyetje shumë e budallaqe”.
Ajo beson se liria e saj e lëvizjes tani është e kërcënuar sepse të gjitha mediat botërore raportuan se ajo ishte etiketuar si spiune ruse dhe se pasaporta e saj me siguri ishte e shënuar.