Daut Haradinaj befason me listën për Prishtinën: Këta janë emrat e kandidatëve për asamblistë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka befasuar me përzgjedhjen e kandidatëve për asamblenë komunale dhe me listën me të cilën po garon për Prishtinë.

Lista me të cilën Haradinaj po garon në zgjedhjet e 17 tetorit brenda vetës ka emra nga bota akademike, biznesi, prishtinas të vjetër e pronarë karizmatikë të hotelierisë.

Sipas analistëve, Haradinaj me listën e tij mund të jetë befasia e radhës në zgjedhjet lokale në Prishtinë, marrë parasysh kualitetin e emrave që i ka zgjedhur Haradinaj.

Publicisti Valon Syla konsideron se emrat në listën e Haradinajt për Prishtinën janë befasi e mirë.

“Emrat në listën e Haradinajt për qytetin e Prishtinës janë befasi e mirë. Është një ngërthim i të gjitha shtresave të qytetit në këtë listë”, tha Syla.

Kjo është lista e plotë:

  1. Daut Haradinaj
  2. Fadil Gashi
  3. Alberta Binçe
  4. Vasilika Zotaj – Asllani
  5. Kushtrim Mushica
  6. Valbona Ajeti
  7. Tomorr Rezniqi
  8. Argjir Rexha
  9. Bukurie Canolli
  10. Dren Shahini
  11. Xhevahire Vllasaliu – Zhuniqi
  12. Visar Dili
  13. Xhavit Ahmeti
  14. Luaras Meha
  15. Valbona Sopjani – Berisha
  16. Milaim Vitia
  17. Xhevdet Leci
  18. Benisa Gashi
  19. Naim Rrustemi
  20. Jahir Morina
  21. Arbnora Ajeti
  22. Jeton Hoti
  23. Faruk Nura
  24. Valbona Ymeri – Mehmeti
  25. Ilmi Canolli
  26. Taulant Maxharraj
  27. Donjeta Arifi
  28. Nysret Maloku
  29. Nexhdet Kida
  30. Elhame Avdyli
  31. Orges Arifi
  32. Roni Aruçaj
  33. Pranvera Pehlivani – Nitaj
  34. Arsim Binaku
  35. Planeta Sllamniku
  36. Shyhrete Bajrami
  37. Muhamet Ahmeti
  38. Gani Zeqiri
  39. Vjollca Govori
  40. Bislim Shala
  41. Albert Fazliu
  42. Dinore Sylejmani – Makolli
  43. Kastriot Kabashi
  44. Përparim Përvetica
  45. Ajla Krasniqi
  46. Berat Bylygbashi
  47. Ari Demiri
  48. Kaltrina Krasniqi
  49. Muhamet Kasabaqi
  50. Agon Hana
  51. Dhurata Salihi
  52. Dibran Fylli
  53. Luan Cana
  54. Adelina Isufi
  55. Ergyn Dobërqani
  56. Bahri Gashi.
Kategoritë
LajmeVendi