Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se rinia e Deçanit ka bërë revolucione ndër dekada e do t’a bëjë edhe revolucionin e datës 9 shkurt.
Kështu ka thënë Daut Haradinaj në një tubim madhështor me rininë e kësaj komune.
“Rinia e Deçanit shkëlqen, Rinia e Deçanit është kampione! Ju jeni aq shumë dhe energjia juaj është aq e madhe sa me u ndje në krejt Kosovën. Nuk kam krenari më të madhe sesa kur flas për rininë e Deçanit pikërisht sepse çdoherë nga rinia e këtij vendi ka filluar gjithçka! Rinia e Deçanit ka bërë revolucione ndër dekada e do t’a bëjë edhe revolucionin e datës 9 shkurt”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se kjo rini nuk u trembën me kapë pushkën krahas lapsit për me çliru këtë vend
“Të guximshëm e të ndritur dikur nuk u trembën me kapë pushkën krahas lapsit për me çliru këtë vend, sot prapë të guximshëm e të ndritur me ndërtu këtë vend duke i vënë standard të lartë Kosovës. Shembull jeni kudo që shkoni. Pa ju nuk fiton askush, e me ju fiton KOSOVA.
Krenar me ju!”, është shprehur Daut Haradinaj.