De Kwon, një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, u arrestua në Mal të Zi

Bashkëthemeluesi i Koresë së Jugut dhe CEO i Terraform Labs me bazë në Singapor, Kwon Do-Hyung, i njohur më mirë si Do Kwon, u arrestua sot në Mal të Zi.

Ai u arrestua në aeroportin e Podgoricës dhe konsiderohej si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, tha ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq.

“Policia malazeze arrestoi një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasin koreano-jugor Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Laps me bazë në Singapor”, shkroi Adžić.

Ai akuzohet se ka përvetësuar shuma shumë milionëshe në mënyrë të paligjshme, për këtë arsye emri i tij ishte në fletarrest.

“Ish-mbreti i kriptomonedhës, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u arrestua me dokumente të falsifikuara. Kërkimi për ta u shpall nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Singapori”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme