Dëbora zbret tufat e ujqërve nga mali, egërsirat po shqyejnë shqyejnë qentë në qytete (Foto)

Tempeturat e ulta dhe dëbora kanë bërë që ujqërit të zbresin nga malet në zonat e banuara në mjaft qytete të Greqisë duke shkaktuar frikë te banorët. Një grup vullnetarësh për mbrojtjen e kafshëve kanë publikuar fotot e disa qenve të vrarë nga tufat e ujqërve që zbresin në zonat e banuara për të gjetur ushqim.

Në faqen e tyre në Facebook gjenden mjaf foto të qenve të vrarë nga ujqërit gjatë këtyre ditëve.

Rasti më i fundit është nga zonat periferike të Athinës, pikërisht në Nea Erythraia, ku dy qen janë vrarë një një tufë ujqërish sëfundmi.

Dimitris Pitianoudis, një vullnetar për mbrojtjen e kafshëve ka bërë apel për më shumë kujdes në këtë drejtim duke kërkuar nga qytetarët që të mos i lenë qentë jashtë në këto momente pasi rreziku nga tufat e ujqërve është i madh.

Kategoritë
BotaLajme