Deçan: 16-vjeçari del para shtëpisë, shoku i klasës e ther me thikë

Doli para shtëpisë të qëndronte për qejf. Por, 16-vjeçari nga fshati Shaptej i Deçanit te familja u kthye i therur me thikë. Plagët ia shkaktoi një bashkëmoshatar, me të cilin fillimisht u fjalosën.

Babi i viktimës nuk deshi të flasë për rastin, megjithatë u kuptua që djali i tij nga thika ka tri plagë, bark, krah e qafë.

Për rastin nuk preferuan të flasin para kamerës as prindërit e të dyshuarit. Veçse prapa saj thanë se iu vjen keq për rastin që ka ndodhur dhe se do të shkojnë të takojnë familjen e viktimës për t’i kërkuar falje.

Familjet mund edhe të pajtohen, por me rastin do të merren policia, të cilët edhe intervistuan dëshmitarë të ngjarjes.

Këta që arrestuan të dyshuarin, tash po kërkojnë arsyen e therjes, shkruan klan kosova.

Viktima e i dyshuari që po hetohet për “tentim vrasje” ishin shokë klase, derisa u tha se të njëjtit nuk kishin probleme mes vete më herët.

Kategoritë
LajmeVendi