Dejona Mihali tek Prokuroria Speciale, raportohet se po intervistohet për disa tenderë

Një prej emrave më të rëndësishëm të Lëvizjes Vetëvendosje sot është parë duke u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

Bëhet fjalë për Dejona Mihalin, Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje.

Mihali është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku raportohet se do të intervistohet si e dyshuar.

Sipas informacioneve të “Nacionales”  thuhet se Mihali do të intervistohet për dy raste të veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi