Deklarata e Escobar, MPJD: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk kushtëzohet me Asociacionin

Nuk ka kushtëzim të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me themelimin e Asociacionit të Komunave  me shumicë serbe. Kështu tha sot, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti.

Ahmeti tha se këto janë dy procese të ndara.

“Nuk ka kushtëzim ta anëtarësimit në KE me procese të tjera, qofshin ato të dialogut me Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe kjo gjë është bërë e qartë. Pra duhet ta kemi parasysh që këtu janë dy procese të ndara që u takojnë dy organizatave te pavarura ndaj njëra tjetrës, siç është KE-ja një organizatë më e vjetra në Evropë dhe më e madhja. Pra nëse do të kushtëzohej anëtarësimi, kjo do të nënkuptonte që Këshilli i Evropës si një organizatë për të drejtat e njeriut, demokraci dhe sundim te ligjit t’i subordinohej një organizate tjetër e të mos i respektonte dokumentet e veta siç janë statut dhe rregullat e procedurës”, tha Ahmeti për RTV21.

Kujtojmë se ishte ishte emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai që gjatë kësaj jave tha se rruga e mëtutjeshme e Kosovës drejtë Këshillit të Evropës varet edhe nga  situata e komunitetit serb në Kosovë.

“Këshilli i Evropës e ka për detyrë të sigurojë që në hapësirën evropiane brenda atyre shteteve që aplikojnë, standardet e demokracisë dhe lirisë demokratike të zbatohen plotësisht. Kur them se është obligim, them se ka hapësirë brenda KiE për të shqyrtuar kushtet dhe statusin e pakicës serbe në Kosovë. Ky do të jetë një fokus i madh i hapit të ardhshëm të KiE”, deklaroi sot Escobar në një bashkëbisedim online me gazetarë.

Kategoritë
BotaLajme