Deklarata e zyrtarit të ‘Pfizer’ që do të trondit botën: Vaksinat e koronavirusit u lëshuan pa u testuar mjaftueshëm

Derisa epidemia e koronavirusit shkaktoi vdekjen e më shumë se 6 milionë njerëzve në mbarë botën, siguria e vaksinave mRNA ka qenë një çështje debati për një kohë të gjatë. Lidhur me temën, në rendin e ditës doli një rrëfim i Pfizer-it që ra si bombë. Një zyrtar i Pfizer, i cili mori pjesë në një seancë me kompanitë farmaceutike në Parlamentin Evropian, tha se vaksina e koronavirusit u hodh në treg pa u testuar në mënyrë adekuate.

Gjatë pandemisë COVID-19, Pfizer zhvilloi një vaksinë mRNA kundër virusit së bashku me Biontech, duke gjeneruar më shumë se 45 miliardë dollarë të ardhura që nga viti 2021 falë vaksinave. Të paktën 10 miliardë dollarë nga kjo qarkullim u regjistrua si fitim.Në Parlamentin Evropian (PE) u mbajtën seancat e kompanive farmaceutike me pjesëmarrjen e CEO-ve dhe zyrtarëve të shumë kompanive farmaceutike që operojnë në Evropë. Ndërsa kompanitë farmaceutike u morën në pyetje nga deputetët e Parlamentit Evropian, rrëfimi i një prej zyrtarëve të Pfizer-it që mori pjesë në seancë për vaksinat e koronavirusit la gjurmë në rendin e ditës.

Zyrtari i Pfizer pranoi se vaksinat e Pfizer-Biontech mRNA për Covid janë lëshuar pa u testuar për transmetimin e koronavirusit.

Kategoritë
BotaLajme