Del në ankand faculeta, me të cilën Messi fshiu lotët – një milion euro është çmimi fillestar

Se Lionel Messi ka një ndikim të madh në botën e futbollit, e tregojnë edhe lotët e tij që derdhi në konferencën lamtumirëse te Barcelona.

Në fillim të këtij muaji, ylli argjentinas u përshëndet me klubin katalunas, aty ku qëndroi për 21 vite, duke fituar shumë trofe ekipor dhe personal.

Por, një gjë befasuese tani është edhe faculeta, të cilën e pranoi nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, për t’i fshirë lotët.

Ajo është hedhur menjëherë në një ankand, derisa çmimi fillon nga plot një milion euro, raporton TMZ Sports.

Personi që dëshiron ta ketë atë si kujtim, fillimisht duhet të ofrojë një milion euro, por që vlera mund të rritet nëse ka një ofertues të dytë, apo edhe më lartë.

Natyrisht se kjo është një çmenduri e madhe që të paguhen shifra të tilla për një faculetë, por që nuk do të ishte i vetmi moment i rrallë.

Natyrisht se kur bëhet fjalë për Messin, mund të ketë edhe tifozë që duan të bëjnë çmenduri dhe të kenë diçka tejet të afërt të gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, siç janë lotët.

Kategoritë
Sport