Del në shitje shtëpia e familjes së Osama Bin Laden

Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij të vjetër në Bel Air për 28 milionë dollarë pasi qëndroi bosh për 20 vjet pas sulmit terrorist më 11 shtator 2001. E ndërtuar në vitin 1931, shtëpia shtrihet në më shumë se dy hektarë tokë.

Ibrahim, i cili është gjysmë vëllai më i madh i Osamas, fillimisht bleu rezidencën në 1983 për vetëm 1,653,000 dollarë. E bërë me mure betoni dhe e lyer me një nuancë të trëndafilit, prona ndodhet disa blloqe nga hoteli i famshëm Bel Air.

Ibrahim ishte duke pushuar jashtë vendit në kohën e sulmeve të 11 shtatorit dhe nuk u kthye më në SHBA për shkak të famës së keqe që lidhej me emrin e tij. Ashtu si vëllai i tij, Ibrahimi është një nga 56 fëmijët të manjatit të ndërtimit në Arabinë Saudite, Mohammed bin Awad bin Laden, i cili kishte 22 gra.

Vëllai i tij formoi rrjetin al-Kaeda i cili ishte përgjegjës për kryerjen e sulmeve terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit më 11 shtator 2001. Më 2 maj 2011, Osama u vra në Abbottabad, Pakistan.

Kategoritë
BotaLajme