Delegacioni izraelit që udhëtoi në Katar për fazën e dytë të armëpushimit kthehet në vend

Nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka pasur ndonjë progres apo jo në negociatat për fazën e dytë të armëpushimit.

Delegacioni izraelit i cili ndodhej në Katar për negociatat për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit ndërmjet administratës së Tel Avivit dhe Hamasit, u kthye në vend, transmeton Anadolu.

Lajmet në mediat lokale theksuan se ekipi negociator izraelit ka mbërritur në Tel Aviv pas bisedimeve në Doha.

Nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka pasur ndonjë progres apo jo në negociatat për fazën e dytë të armëpushimit.

Në anën tjetër, u theksua se kabineti izraelit i Sigurisë do të mblidhet nesër për të diskutuar mbi situatën aktuale në negociatat për fazën e dytë të armëpushimit.

Delegacioni izraelit udhëtoi dje në Doha në kuadër të negociatave për kalimin në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Më 15 janar, Katari një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve në Gaza.

Marrëveshja hyri në fuqi të dielën më 19 janar. Në 42 ditët e para të marrëveshjes së armëpushimit, që përbëhet nga tre faza, do të lirohen 33 pengje izraelite dhe mbi 1.900 të burgosur palestinezë.

Hamasi njoftoi se kanë filluar negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

Kategoritë
BotaLajme