Kosova e ka gjetur edhe golin e katërt në duelin që po e zhvillon në udhëtim ndaj Qipros në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Për golin e katërt të Kosovës u përkujdes Lumbardh Dellova i cili në cilësinë e një sulmuesi arriti që brenda zonës të bëjë një gjuajtje të fortë për të mposhtur portierin vendas.
‘Dardanët’ e kanë nisur si më së miri pjesën e dytë duke realizuar dy gola të shpejtë dhe duke reaguar për mrekulli pas asaj humbje të dhimbshme ndaj Rumanisë.
Shpresojmë që lojtarët të mos e ndalin ritmin dhe deri në fund të shënojnë edhe më shumë gola.