Dembele vazhdon kontratën me Barcelonën deri në 2024

Lojtari i kombëtares franceze, të cilit në verën e këtij viti i skadon kontrata, ka vazhduar bashkëpunimin deri në fundin e sezonit 2023/24.

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele (25), ka vazhduar kontratën me skuadrën katalanase deri në vitin 2024.

Reprezentuesi francez, të cilit i skadoi kontrata këtë verë, ka vazhduar bashkëpunimin deri në fund të sezonit 2023/24.

Pretendohet se futbollisti ka pranuar ulje page për të nënshkruar kontratën e re me katalanasit.

Francezi iu bashkua Barcelonës në vitin 2017 në një transferim rekord të atëhershëm nga Borussia Dortmund prej rreth 140 milionë euro.

Ai ka regjistruar 150 paraqitje për Barcelonën me 32 gola dhe 34 asiste.

Kategoritë
Sport