Demonstratat në Francë po dalin jashtë kontrollit: Bashkisë në Bordeaux iu vu zjarri

Bashkisë në Bordeaux iu dogj zjarri gjatë një demonstrate franceze mbi planet e qeverisë për të rritur moshën e pensionit, raporton BBC.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, duke përfshirë 119,000 në Paris, sipas Ministrisë së Brendshme. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Demonstratat u nxitën nga një ligj që rrit moshën e daljes në pension me dy vjet në 64. Sindikatat kanë bërë thirrje për vazhdimin e demonstratës të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me një vizitë shtetërore të mbretit të Britanisë Charles III.

Atë ditë ai do të vizitojë qytetin e Bordos, ku mbrëmë një zjarr përfshiu derën e hyrjes së bashkisë të së enjtes mbrëma pas demonstratave dhe përballjeve me forcat e rendit. Nuk dihet se kush është përgjegjës për zjarrin, i cili është shuar nga zjarrfikësit.
Palais Rohan është emri i bashkisë në Bordeaux, dhe ndërtesa është ndërtuar nga 1771 deri në 1784. Fillimisht shërbeu si pallat i kryepeshkopit në Bordo, deri në vitin 1837 kur u bë bashkia e qytetit.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin u përpoq të largonte çdo shqetësim përpara vizitës së mbretit britanik, duke thënë të enjten në mbrëmje se siguria “nuk ishte problem” dhe se monarku do të “pritej mirë”.

Kategoritë
BotaLajme