Protestuesit e ekstremit të majtë me duart e tyre të mbuluara me bojë të kuqe ndërprenë vazhdimisht seancën dëgjimore të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken mbi ndihmën ushtarake amerikane.
Ata kërkuan që Uashingtoni të ndalojë financimin e luftës së Izraelit kundër Hamasit duke bërë thirrje për një armëpushim.
Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i bënë thirrje komitetit të Senatit që të ndajë miliarda dollarë ndihmë ushtarake për të mbështetur Izraelin dhe Ukrainën.
a third demonstrator interrupts Blinken's opening statement pic.twitter.com/kO6RGvZcI6
— Aaron Rupar (@atrupar) October 31, 2023
Gjatë seancës, rreth dy duzina të pranishmëve ngritën duart e mbuluara me bojë si një simbol i gjakderdhjes në Rripin e Gazës që kur Izraeli filloi bombardimin e Gazës dhe një ofensivë të kufizuar tokësore.
Disa prej tyre kishin shkruar “Gaza e lirë” në krahët e tyre dhe tabelat që kërkonin “Jo më 4 $$$ 4 Izrael”, ndërsa të tjerë brohorisnin “Pushoje zjarrin tani”, “Palestinezët nuk janë kafshë” dhe “Turp për ju”.
Një burrë kishte veshur një këmishë ku shkruhej “Ndaloni së mbështeturi gjenocidin”.
Blinken u detyrua të ndalonte prezantimin e tij disa herë.