Dëmtimi e “çoi” drejt lënies së futbollit, ja vendimi i Lucas Hernandez

Në Francë janë përhapur zëra se mbrojtësi Lucas Hernandez mendoi të tërhiqej përfundimisht nga futbolli pas një dëmtimi të “tendinës së Akliti”, që pësoi ditën e martë, ndaj Australisë.

Lëndimi ndodhi teksa ai u tendos për të bllokuar krosin e Matthew Leckie, nga i cili Craig Goodëin arriti të shënonte. Bayern konfirmoi të enjten se Hernandez kishte kryer një operacion të suksesshëm pas lëndimit, por ai nuk pritet të përfundojë sezonin 2022/23.

Dëmtimi i Hernandez ishte aq i keq sa ai mendoi të linte futbollin, sipas L’Equipe, sidoqoftë, mbrojtësi u bind nga mamaja e tij që të vazhdonte të luante.

Kategoritë
Sport