Dënohet i akuzuari për rastin e subvencioneve, i sekuestrohen 23 mijë euro dhe i duhet të paguajë 110 mijë tjera për dëmin

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve të akuzuarin F.M, por që me pajtim të palëve dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobë në vlerë prej 5 mijë euro.

Të njëjtit, i janë konfiskuar para në vlerë 25 mijë euro, derisa obligohet që në emër të dëmit që i ka shkaktuar Ministrisë së Bujqësisë të paguajë shumën në vlerë prej gati 110 mijë eurosh.

“I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në bazë të nenit 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me propozimin dhe pajtimin e palëve pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 ( pesëmijë) euro, ndërsa koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30.06.2021 e deri më datë 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.

Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27,000.00€, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguaj shumën totale prej 109,520.00 euro”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 02 qershor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale PS.nr.14/22 kundër të akuzuarit F.M i akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për veprën penale Mashtrim me Subvencione nga neni 324 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, në bazë të nenit 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me propozimin dhe pajtimin e palëve pjesa e mbetur e dënimit i zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 ( pesëmijë) euro, ndërsa koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 30.06.2021 e deri më datë 12.11.2021 i llogaritet në dënimin me gjobë të shqiptuar.

Të akuzuarit F.M i konfiskohet shuma e mjeteve në vlerë prej 27,000.00€, ndërsa obligohet që në emër të dëmit të shkaktuar në mënyre solidare të paguaj shumën totale prej 109,520.00 euro.

E dëmtuara Qeveria e Kosovës – Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me kërkesat pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve, në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi