Një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it, Denzel Washington, ka arritur një sukses të ri në karrierën e tij. Falë filmit të ri “Gladiator II” të Ridley Scott-it, Washington ka realizuar fitimin më të madh në karrierën e tij.
Me rolin e tij si antagonisti Macrinus, Washington ka mahnitur kritikët dhe ka tërhequr publikun në numër rekord. Filmi “Gladiator II” deri tani ka fituar 320 milionë dollarë, duke tejkaluar fitimin e mëparshëm prej 267 milionë dollarësh nga filmi “American Gangster,” i cili gjithashtu ishte nën regjinë e Ridley Scott-it. Për më tepër, kjo e ka rritur fitimin total të Washington-it nga filmat në mbi 4,8 miliardë dollarë.
Nëse “Gladiator II” vazhdon të gjenerojë të ardhura në periudhën e ardhshme, fitimi i Washington-it mund të arrijë deri në 5 miliardë dollarë. Dominimi në kinema ka konfirmuar talentin dhe popullaritetin e jashtëzakonshëm të këtij aktori.
Publiku i papërgatitur
Denzel Washington zbulon skenën e fshirë nga “Gladiator II”: Kolegut i dha “puthjen e vdekjes”
“Gladiator II” dhe “American Gangster” konsiderohen si filmat më të suksesshëm të tij, ndërsa trileri aksion “Safe House” ka gjeneruar 207 milionë dollarë, ndërsa filmi “Philadelphia” 201 milionë dollarë, duke forcuar statusin e tij si një nga aktorët më të vlerësuar të dramës.
Seria “The Equalizer” ka gjeneruar rreth 190 milionë dollarë për film, dhe mundësia e rolit të Washington-it në filmin e tretë të “Black Panther” premton një kulm të ri në karrierën e tij.