Departamenti i Shtetit kërkon detaje për vrasjen e djalit palestinez me shtetësi amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se SHBA-të janë të informuara për vrasjen e adoleshentit palestinezo-amerikan Omar Mohammad Rabee, i cili u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të dielën në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Pas vrasjes, ushtria izraelite e cilësoi djalin si “terrorist” dhe pretendoi se ai ishte qëlluar sepse “po kërcënonte civilët duke hedhur gurë”.

Departamenti i Shtetit deklaroi se SHBA-të po kërkojnë më shumë informacion lidhur me natyrën e vrasjes.

“Sigurisht që jemi të vetëdijshëm për këtë dinamikë. Hetimi është në zhvillim. Jemi të njohur me deklaratën e IDF-së që ky ka qenë një veprim antiterrorist, por duhet të dimë më shumë për atë që ndodhi realisht në terren,” thuhet në deklaratë.

Vetëm 14 vjeç

Omar Mohammad Rabee, 14-vjeçar, u vra kur trupat izraelite hapën zjarr ndaj një grupi fëmijësh pranë qytetit Turmus Aya, në verilindje të Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ai kishte shtetësi amerikane.

Ushtria izraelite e përshkroi Rabeen si “terrorist” që “po hidhte gurë”.

Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit, numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka kaluar 50.000 persona.

Kategoritë
BotaLajme