Deputeti i Agusholli publikon foton për të cilën shteti pagoi 10 mijë euro

Deputeti i VV-së, Gramos Agusholli, ka publikuar një fotografi, në të dy çifte femrash, puthen me njëra tjetrën në sheshin e Prishtinës.

Për këtë fotografi, deputeti i VV-së thotë se janë ndarë 10 mijë euro, si projekt arti.

“Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tone”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i deputetit:

Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.

Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.

Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!

Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.

Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero.

Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!

Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet. /

Kategoritë
LajmeVendi