Deputeti i VV-së: I papranueshëm komunikimi me një kriminel dhe një person që është në listën e zezë të SHBA-ve!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me bisedën e fundit të publikuar në media ndërmjet Kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, Milan Radojiçiq.

Korenica tha se një komunikim i tillë është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe terrorist.“Qëndrimi im është i njëjtë, edhe më herët jam deklaruar, kur ka qenë edhe hera e parë që kanë dal bisedat.Ky komunikim është i papranueshëm dhe veçanarisht kur ke të bësh me një kriminel dhe një person që ka qenë i kërkuar edhe prej nesh si kriminel, terrorist. Duhet të përmenet edhe fakti që komunikimi me persona që janë në listën e zezë është skajshmërisht i papranueshëm” deklaroi Korenica për “Gazeta Blic”.

Visar Korenica, LVV!

Së fundi është publikuar në media një audio-inçizim mes Shefes së Gripit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-ve, njëkohësisht i dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq.

Në lidhje me këtë bisedë të publikuar kanë ardhur reagime të shumta nga qytetarët, opozita dhe shoqëria civile.

Edhe kryeministri i vendit, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me këtë video-inçizim.

Ai e tha se “ajo është një situatë e montuar dhe Radoiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe tryesnia do të duhej të ishte që të ketë aktakuzë ndaj tij”

Kategoritë
LajmeVendi