Deputeti i VV’së pas arrestimit të kryeshefit të KEK’ut: Blerim Isufaj me çdo kusht po do të bëhet kryeprokuror

Është bërë rreth një vit që Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me 11 vota pro që të bëhet Kryeprokuror i Kosovës.

Mirëpo, një gjë të tillë deri tani nuk e ka dekretuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përkundër insistimit të KPK-së me letra dhe kërkesa publike.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj ka pyetur se kush është Blerim Isufaj, të cilin nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror dhe përkundër kësaj, po kërkon me çdo kusht që ta marr pozitën e rëndësishme.

Për më shumë, ai ka thënë se Isufaj ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar Rexhaj.

Ndryshe, sot gjatë ditës Policia e Kosovës e ka arrestuar kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimet për abuzim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kategoritë
LajmeVendi