Deputeti palestinez në Parlamentin izraelit vlerëson pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet në Turqi

“Ankaraja ka rol gjeopolitik në rritje. Interesimi i madh i Türkiye-s dhe veçanërisht i presidentit Recep Tayyip Erdoğan për çështjen palestineze nuk mund të injorohet”, tha Tibi

Deputeti arab Ahmed et-Tibi në Parlamentin izraelit, pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet në Türkiye e cilësoi si “krenarinë e jetës demokratike”, raporton Anadolu.

Tibi për Anadolu vlerësoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 14 maj në Türkiye. Duke nënvizuar se bota arabe dhe ajo islame treguan interes të madh për zgjedhjet në Türkiye, Tibi tha: “Si të gjithë palestinezët, edhe unë i kam ndjekur nga afër zgjedhjet në Türkiye”.

“Ankaraja ka rol gjeopolitik në rritje. Interesimi i madh i Türkiye-s dhe veçanërisht i presidentit Recep Tayyip Erdoğan për çështjen palestineze nuk mund të injorohet”, tha Tibi.

Duke theksuar funksionimin e demokracisë në Türkiye, deputeti Tibi tha: “Procesi demokratik më tërhoqi vëmendjen. Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet në Türkiye është krenaria e jetës demokratike. Shkalla e lartë e pjesëmarrjes tregon dëshirën e njerëzve për të drejtuar rrjedhën e jetës së tyre dhe për të qenë partner në vendimin për të caktuar fatin e vendit”.

Duke thënë se interesimi i popullit turk për kutinë e votimit është një mësim, Tibi tha se pjesëmarrja në zgjedhjet në vendet evropiane është përgjithësisht e ulët, prandaj Türkiye është një vend që mund të tregohet si shembull në botë.uii

Kategoritë
BotaLajme