“Ka momente në jetë dhe politikë kur fjalët nuk mjaftojnë dhe dhënia e shembullit është e rëndësishme”, deklaroi Pueyo.
Deputeti spanjoll Jorge Pueyo tha se do të fillojë grevë urie deri më 29 nëntor për të dhënë mbështetje ndaj Palestinës.
Në konferencën për media që e mbajti në parlament, Pueyo tha se mbështet veprimin e grevës së urisë të nisur më 19 nëntor nga Shtëpia Palestineze “Aragon” dhe Shoqata e Kudsit në rajonin autonom Aragon të Spanjës, e cila është zona e tij elektorale.
“Ka momente në jetë dhe politikë kur fjalët nuk mjaftojnë dhe dhënia e shembullit është e rëndësishme”, deklaroi Pueyo duke shtuar se grevën e urisë që nisi dje në mbështetje të Palestinës do ta vazhdojë deri më 29 nëntor.
Pueyo i cili është nënkryetar i kuvendit të aleancës “Sumar”, partneri i vogël i qeverisë së koalicionit të majtë të pakicës në Spanjë, kërkoi që “Spanja të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Izraelin, të vendos embargo të plotë të armëve ndaj shtetit izraelit dhe ta bëjnë të dukshme çështjen palestineze”.