Deputeti suedez: S’është në rregull që BE-ja ua mohon lirinë e lëvizjes kosovarëve

Deputeti suedez, Magnus Jakobsson, e ka kritikuar Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

Jakobsson përmes një statusi në Facebook, tha se nuk e konsideron në rregull që lëvizja e lirë t’u mohohet 1.6 milionë banorëve.

“Nuk është në rregull që 1.6 milion njerëzve t’u mohohen të njëjtat mundësi për të lëvizur si të gjithë të tjerëve në Ballkan. Ne duhet të inkurajojmë tregtinë dhe pajtimin në të gjithë Ballkanin”, ka shkruar deputeti.

Sot, Presidenca e Bashkimit Evropian e cila mbahet nga Çekia njoftoi se është hequr nga rendi i ditës liberalizimi i vizave për Kosovën, shkaku i tensioneve në veri.

Kategoritë
LajmeVendi