Deputeti ukrainas fol shqip në Asamblenë Parlamentare në KE: Kosova është Europë

Në Strasburg të Francës po vazhdon seanca në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku do të diskutohet dhe shqyrtohet kërkesa e Kosovës për anëtarësim.

Oleksii Goncharenko, deputet ukrainas mbështeti anëtarësimin e Kosovës.

“Dua të uroj Kosovën. Kosova e meriton. Bota e lirë duhet të bashkohet”, tha ai deputeti Goncharenko, vendi i të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kategoritë
BotaLajmeVendi