Deputeti ukrainas nis peticionin për njohjen e Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka nisur një peticion për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

Goncharenko ka shkruar në Twitter se nëse peticioni mbledh 25 mijë nënshkrime, presidenti Volodymyr Zelensky duhet t’i përgjigjet.

Sipas tij, Ukraina duhet ta mbështes pavarësinë e Kosovës qysh tani.

“I bëra një peticion presidentit të Ukrainës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëse peticioni mbledh 25,000 nënshkrime, presidenti duhet t’i përgjigjet. Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën tani”, ka shkruar ai në Tëitter. /Lajmi.net/

Kategoritë
BotaLajme