Deputetja Duda Balje flet për deklaratat e Vetëvendosjes se iu ofrua posti i ministres

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje i është përgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj që tha se VV-ja ia ka ofruar një pozitë ministrore Unionit Socialdemokrat, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, tha sot se nuk ka ndryshuar qëndrim për koalicion me Vetëvendosjen.

“Unë jam mbrapa qëndrimit, të cilin e kemi marrë si parti. Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin. Arbër Rexhaj ka pasur një pikëpyetje se çka është duke ndodhur me deputetët që i kanë pasur 500 vota. Unë e kam një përgjigje për Arbërin se ku ishte Arbëri kur ne kemi votuar për qeverisjen lokale të VV-së dhe për kryeministrin Kurti. Unë i them se kjo nuk ka logjikë prej Arbërit”, tha Balje.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi