Deputetja nga Lituania: Do ta mbështesim Kosovën për anëtarësim në KE, zbatoni reformat

Kryesuesja e Komisionit të Grupit të Miqësisë Lituani-Ballkani Perëndimor i Parlamentit të Republikës së Lituanisë, Laima Andrikiene tha se po ndihet mirë që po e viziton Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtoi se shteti i saj qysh në maj të viti 2008 e njohu pavarësinë e Kosovës dhe se do të vazhdojë ta mbështet atë.

Mbështetje ajo garantoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por edhe Bashkimin Evropian duke kërkuar që të zbatohet reformat e nevojshme.

“Vizita jonë në Kosovë është e para në cilësi të delegacionit. Natyrisht është edhe nder që jemi këtu në Kosovë. Lituania e ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin maj të vitit 2008. Lituania i jep mbështetje përpjekjeve të Kosovës në forcimin e shtetësisë së saj”.

“Lituania mbështet Kosovën për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Lituania mbështet Kosovën në rrugën e integrimit drejt BE. delegacioni inkurajon Kosovën në zbatimin e reformave thelbësore drejt BE”.

Zëvendëskryesuesi i Grupit te Miqësisë Kosovë-Lituani, Halil Thaçi, tha se takimet e tilla i kontribuojnë zhvillimeve parlamentare, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Lituanisë, raporton EO.

“Kosova është shumë mirënjohës për mbështetjen e Lituanisë dhe theksuam rëndësinë dhe mbështetjen e Lituanisë për anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO dhe Këshillin e Evropës dhe në shtyrjen e liberalizimit të vizave”.

“Kosova si Lituania po qëndrojnë kundër luftës gjenocidale në Ukrainë dhe është i rëndësisë së veçantë bashkëpunimi i ndërsjellë. Ne kemi pranuar gazetarë ukrainas që po vazhdojnë punën e tyre në Kosovë”.

Ky grup fillimisht janë takuar me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kurse do të zhvillojnë takim edhe me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Në takim deputetët nga Lituania janë pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kategoritë
LajmeVendi