Deri në 100 euro në muaj, Greqia subvencionon nga e hëna karburantin për qytetarët

Parlamenti grek ka miratuar disa ndryshime ligjore, të cilat parashikojnë subvencionim të çmimit të karburantit për çdo person që është rezident në Greqi dhe është taksapagues në këtë vend.

Aplikimet do të fillojnë që nga dita e hënë në platformën vouchers.gov.gr për fazën “karta e karburantit 2”, që ka të bëjë me muajt korrik, gusht dhe shtator, raporton abcnews.al.

Përfituesit dhe shuma

Përfitues janë ata që deklarojnë të ardhura familjare deri në 30 000 euro, shtuar me 3 000 euro për bashkëshortin/ en dhe me 3 000 euro për çdo fëmijë në ngarkim të familjes deri në shumën 45 000 euro.

Kategoritë
LajmeRajoni