Dëshmitari që pa aksidentin ku ishte mjeku Salihi: Më i rëndi që kam parë

Ka vdekur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Arben Koshi.

Para disa ditësh ka vdekur edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili vdiq pikërisht në ditën kur i kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.

Në aksidentin e rëndë, që ndodhi më 30 qershor, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.

Një dëshmitar, që ka folur për Klan Kosova, ka thënë se ky ishte aksidenti më i madh që ka parë ndonjëherë.

Kategoritë
LajmeVendi