Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas dështimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të Kosovës e Serbisë për Persona të Zhdukur që ishte planifikuar të ndodhte sot në Bruksel, tha se Serbia nuk mori pjesë për shkak “të zhvillimeve në Kosovë”, duke iu referuar aksionit të sotëm për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë.
Lajçak tha se është takuar në takime të ndara me dy delegacionet dhe tha se Kosova ia ka prezantuar prioritetet mbi këtë çështje
“Sot patëm në plan të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel zëvendësish. U takova veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Ky takim i planifikuar do të ishte i pari në Bruksel i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të zhdukurit.
Ky Komision u themelua me synimin e zbatimit të e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila u dakordua nga Kosova dhe Serbia në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE