Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Dështoi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, deputeti i VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se mungesa e marrëveshjes politike ndërmjet partive e ka pamundësuar vazhdimin e procesit,

“LVV pa dyshim qe e ka emrine  e njete është Albulena Haxhiu. Meqenëse dje kemi parë që partitë pokitka kanë qëndrim të njejtë që mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet pa një marrëveshje politike. ”, tha Konjufca.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka propozuar që seanca të ndërpritet, duke deklaruar se “pas këtij propozimi, konsideroj që seanca konstituive të ndërpritet dhe të mblidhemi sërish të mërkurën në orën 10:00”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi