Detaje të frikshme nga prapaskenat e “Squid Game: The Challenge”, pjesëmarrësit pësuan hipotermi

Dy pjesëmarrës në shfaqjen reale e cila është imitim i “Squid Game” pretendohet se ‘pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore’ për shkak të shfaqjes.

“Express Solicitors” tha se dy nga klientët e saj që ishin në shfaqje ‘pësuan lëndime siç janë hipotermi dhe dëmtime nervore… pasi u ngelën në pozicione stresi të dhimbshme për orë të tëra në temperatura të ngrira’.

Shefi i “Express Solicitors”, Daniel Slade, tha: “Pjesëmarrësit mendonin se po merrnin pjesë në diçka argëtuese dhe ato të lënduar nuk pritnin të vuajnë sikurse u ndodhi”, shkruan DailyMail.

“Firma tha se lëndimet ndodhën kur pjesëmarrësit ‘duhej të qëndronin pa lëvizur për orë të tëra në temperatura të ftohta gjatë xhirimeve’. Ajo shtoi se kishte dërguar letra të ankesës për Studio Lambert, që do të thotë se kompania e prodhimit është në dijeni që mund të përfundojë në gjykatë. Shefi i Studio Lambert, Stephen Lambert, më parë tha: ‘Të gjithëve u ishte bërë e qartë se do të ishte një punë e vështirë’”.

Javën e kaluar, zoti Lambert i tha BBC News se merrte ‘shumë seriozisht mirëqenien e lojtarëve’. Ai tha: ‘Të gjithëve u ishte thënë se do të ishte ftohtë, kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i përgatitur për këtë.

Kategoritë
Të ndryshme