Detaji interesant në paraqitjen e Krasniqit, shfaqet në speciale me kravatën plotë shqiponja

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, u shfaq sot më një kollare unike në Dhomat e Specializuara, ku duhej të deklarohej për anekset e reja të aktakuzës.

Ajo që mori vëmendjen në paraqitjen e tij ishte kravata e veçantë që e ka zgjedhur ai për paraqitje zyrtare.

Ai ka veshur një kravatë që kishte simbole me motive kombëtare. Krasniqi ka veshur një kravatë me shqiponja të zeza e sfond të kuq, njëjtë sikur flamuri kombëtar.

Kategoritë
LajmeVendi