Dhe në stol ishte në qendër të vëmendjes: Skena në këndimin e himneve kombëtare tregon gjithë madhështinë e Ronaldos

Fitorja e bujshme e Marokut ndaj Spanjës ishte lajm në botën e sportit vetëm për dhjetë minuta dhe më pas u njoftua se Cristiano Ronaldo nuk ishte në formacionin fillestar të Portugalisë për t’u përballur me Zvicrën.

Menjëherë mediat botërore e kanë përqendruar gjithë vëmendjen te Ronaldo. Jo për ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës, por Ronaldos dhe kjo u pa më së miri pikërisht para fillimit të ndeshjes.

Gjatë këndimit të himneve, rreth njëqind fotografë qëndruan para stolit të Portugalisë. Një numër shumë i vogël ishin përballë fushës dhe 11 lojtarë portugez të cilët kënduan himnin kombëtar sepse të njëjtën gjë po bënte edhe Ronaldo para pankinës.

Edhe pse ishte në stol, Ronaldo ishte sërish në qendër të vëmendjes dhe çdo lëvizje e tij ndiqej.
Ronaldo hyri në lojë në minutën e 74-të dhe Portugalia fitoi me rezultat 6:1, më së shumti falë het-trikut të Goncalo Ramos, lojtarit që e nisi ndeshjen në vend të Ronaldos.

Kategoritë
Sport