Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit në Ligën e Dytë të Kosovës nuk përfundoi si çdo ndeshje tjetër.
Pak minuta para fundit të ndeshjes, filluan së pari përleshjen mes lojtarëve ndërsa ndërhyn edhe tifozët duke mos e mundësuar zhvillim e ndeshjes.
Pas rishikimit të situatës nga FFK-ja, morri disa vendime për këtë ndeshje, duke suspenduar katër lojtarë të skuadrës vendase dhe një të asaj mysafire.
Lojtarët e Deçanit, Megzon Rogova, Beqir Tolaj, Donat Aliçkaj, Fatlum Dacaj, dhe ai i Prizrenit, Bill Willson, ishin ata që pësuan.
Fatlum Dacaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për goditje me shqelm nga prapa, ndërsa futbollistët e tjerë të skuadrës së Deçanit dhe Prizrenit janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj klubit Deçani.
“Lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Dytë Deçani-Prizreni, zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore, kërkohet një deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Deçani,” thuhet në njoftimin e FFK-së.