Dhunoi Sali Berishën, i riu me dëmtime të mëdha tek Trauma, vuante nga shëndeti mendor

Gert Shehu 31vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike. Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, nga truprojat e Sali Berishës. Burime për Abc bëjnë të ditur se i riu ka hematoma të shumta dhe po i kryhen ekzaminime të tjera për të parë ndërsa ka hemorragji të brendshme.

Oficerët po tentojnë që ta marrin sërish në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur. Burime për ABC, bëjnë të ditur se personi në fjalë vuan nga kriza nervore dhe ka kartelë mjekësore.

 

Kategoritë
LajmeRajoni