David dhe Victoria Beckham i dhanë vajzës së tyre 12-vjeçare Harper, e lindur në Los Angeles, një dhuratë të pazakontë dhe të shtrenjtë për ditëlindjen e saj në fillim të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur edicioni online i revistës “OK!”, sipas të cilit ish-futbollisti i Manchester United, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan dhe PSG së bashku me bashkëshorten i kanë dhuruar vajzës së tij të vogël një shtëpi në pemë me vlerë. 115.000 euro.
Harper Beckham sweetly hugs her father David as he takes her along to Inter Miami training session https://t.co/6CzOleSlOQ
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) October 21, 2023
Shtëpia u ndërtua mbi shtylla lisi pas marrjes së lejes së planifikimit për pasurinë e familjes në Cotswolds, Angli, me vlerë 13 milionë euro.
Shtëpia me pemë ka përmasa 4.5 metra x 4.5 metra në gjatësi dhe gjerësi, dhe është 4.275 metra e lartë dhe mbulon një sipërfaqe prej 15.6 metrash katrorë.
Ditëlindjet e saj shënoheshin gjithmonë me dhurata ekstravagante dhe për ditëlindjen e shtatë prindërit i dhuruan një kalë të vogël 8000 euro dhe pajisje për kalërim.
Harper mund të shihet rregullisht teksa shoqëron Davidin dhe Victoria në pushime dhe destinacione luksoze si Venecia, Kroacia dhe Franca. Familja zotëron gjithashtu jahtin e tyre prej 6 milionë eurosh, i quajtur Seven sipas emrit të mesëm të Harper, të cilin ata e përdorin shpesh për udhëtimet e tyre.