‘Dhuratat e Bajramit’, të rinjtë e fshatit Topanicë i gëzojnë fëmijët për nder të festës së Bajramit

Për nder të festës së Fitër Bajramit një grup i të rinjve të fshatit Topanicë nga Komuna e Kamenicës  kanë marrë një iniciativë shembullor, ky grup i të rinjve me ndihmën e shoqatës ” Topanica ” dhe donatorëve të tjerë përgatitën dhurata për fëmijët e këtij fshati

Në një postim në Facebook Selim Shabani, i cili ishte njëri prej të rinjve të këtij grupi shprehu falenderimet në emër të grupit për donatorët dhe anëtarët e shoqatës ” Topanica”

“Falenderim për secilin donator veç e veç, Allahu ua shtoftë bereqetin dhe të mirat në këtë botë dhe në ahiret, të cilët u bënë sebep që 355 fëmijë të fshatit dhe më gjerë, të gëzohen jashtë mase për dhuratat e Bajramit që dje i morën. Gjithashtu, falenderim edhe për shoqatën e fshatit “Shoqata Topanica”, e cila nuk heziton asnjëherë të jetë mbështetje e secilit aksion që organizohet për fshatin!Përveç që dita e djeshme ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, vlen të theksohet që ishte edhe një mësim për ne si staf i shërbimit të shpërndarjes, që ky aktivitet të mos mungoj asnjëherë dhe të bëhet pjesë e pandashme e festës së Bajramit. Pra, ishte thjeshtë përjetimi i hadithit të Muhamedit alejhi selam: “Jepni dhurata, që të duheni mes vete”, u shpreh ai./Gazetaere

https://www.facebook.com/shabaniselim/videos/973086603377106

Kategoritë
LajmeTë ndryshme