Shkruan: Gëzim Qerimi
Ngjarjet e fundit shpërfaqin rëndësinë e ruajtjes së dinjitetit të njeriut dhe kujdesit që duhet të kemi secili për të mos tejkaluar limitet e fjalës së lirë, të fyejmë, të lëndojmë, të shpifim, të nxisim përçarje dhe urrejtje.
Mirëpo, kur një veprim lëndon ndjenjat e popullit tonë, reagimi duhet të jetë i njëjtë nga të gjitha shtresat shoqërore, pa marrë parasysh nëse këtë veprim e bënë një politikan, intelektual, gazetar apo edhe qytetar i thjeshtë.
Pra, jo që në raste të caktuara të ketë heshtje pothuajse totale ose reagim shumë të vogël duke u fshehur pas ‘lirisë së shprehjes’ e në raste të caktuara të gjithë të theksojnë se fjala publike ka limite të përdorimit dhe nuk duhet të abuzohet me të.
Nuk duhet të këtë standarde të dyfishta. Fjala publike në çdo rast ka limite të përdorimit dhe nuk duhet të këtë përmbajtje ofenduese, fyese, shpifëse, nënçmuese që lëndon qoftë edhe një njeri të vetëm në vendin tonë.
Dhe një gjë e tillë duhet të jetë edhe në rastet kur goditet një nga vlerat unike që kemi siç është harmonina ndërfetare (siç kemi pasur një rast së fundmi këtë vit).
Ndërsa, DHUNA KURRË NUK ËSHTË ZGJIDHJE dhe nuk duhet të veprohet e as tolerohet.
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.