Digjet një kamion afër Lipjanit, pamje nga vendi i ngjarjes

Një kamion është djegur sot afër Lipjanit. Kështu kanë thënë për Express dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, të cilët kanë dërguar edhe pamje.

Në videon më poshtë shihet sasia e madhe e tymit të liruar dhe se ky incident ka shkaktuar kolonë të gjatë të automjeteve.

Ndërsa në fotografinë më poshtë shihet se kamioni ka pësuar dëme të mëdha, por nuk ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.

Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me këtë, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Kategoritë
LajmeVendi