Digjet shtëpia në Prishtinë, qytetari shpërthen para kamerave: Policia s’bon sen, na myten pacovat

Në mëngjesit e ditës së sotme në lagjen ‘’4 Llullat’’ një shtëpi është përfshirë nga zjarri.

Lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

‘’Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm’’, ka thënë Agron Borovci- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ekipi i lajmit.net ka qëndruar në vend-ngjarje ku ka afër  ka marrë më shumë informata lidhur me rastin.

Një qytetar që banonë në këtë lagje është shprehur i revoltuar me reagimin e organeve të rendit.Ai thotë se intervenimi i Policisë ka qenë i mangët.

‘’ Vjen policia s’bon sen, na myten pacovat, ajo gruja që jeton këtu i merr krejt bërllogjet këtu, këtu ka shumë mbeturina, njëri nga policët ka qenë tu lëndu, njerëzit që kanë jetu këtu edhe energjinë elektrike e kanë vjedhë’’, deklaron qytetari i kësaj lagje./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi