Skuadra e Dinamo Zagreb-it është afër të emërojë trajnerin e ri, pas largimit të Sergej Jakiroviq.
Mediat kroate raportojnë se Nenad Bjelica pritet të jetë trajner i ri i “të kaltërve”.
53-vjeçari së fundmi ishte trajner i Union Berlinit në Bundesliga, por që u shkarkua në maj të këtij viti shkaku i rezultateve të dobëta.
Nenad Bjelica ishte trajner i Dinamos gjatë sezonit 2017 deri në vitin 2020, ku fitoi dy herë titullin e ligës, një kupë dhe një Superkupë.