Dioqeza e Rashkës e Prizrenit: Sipas informatave të deritashme prifti në Vushtrri ka kryer vetëvrasje

Dioqeza e Rashkës së Prizrenit ka thënë se sipas informacioneve që kanë prifti serb C.S në kishën ortodokse në Vushtrri është vetëvrarë

“Me pikëllim të thellë ndjejmë nevojën që ta informojmë opinionin publik për incidentin fatkeq që ndodhi mbrëmë në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

Dioqeza u ka shprehurngushëllimet e sinqerta familjes së priftit.

Trupi i C.S. (48-vjeçar) është gjetur në shtëpinë e famullisë së kishës në Vushtrri mbrëmë pak para orës 23.00, raporton kossev.info,Policia ka gjetur një armë dhe trupi është dërguar për autopsi.

Kategoritë
LajmeVendi