Diplomacia efikase e “pandës”, Kina pajton Iranin me Arabinë Saudite me katër ditë negociata

Kina ka sjellë një stinë të re paqeje në Lindjen e Mesme. Diplomacia e Pekinit ka arritur që në vetëm katër ditë negociata të rivendosë marrëdhëniet diplomatike mes Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sipas marrëveshjes së firmosur në fshehtësi të plotë në kryeqytetin kinez, fuqitë rivale angazhohen që brenda dy muajve të rihapin ambasadat respektive.

Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Iranin në vitin 2016 pas një kontrolli të ambasadës së saj në Teheran, në mes të grindjes mes dyja shteteve për shkak të ekzekutimit nga qeveria e Riadit të një imami shija.

Tensionet kanë prekur qiellin shpeshherë, me Arabinë Saudite që ka akuzuar Iranin për sulme raketore. Por Teherani ka mohuar të ketë kryer diçka të tillë.

Kategoritë
BotaLajme