Diplomatja ruse pretendon se Perëndimi rekruton hakerat për të kryer operacione kundër Moskës

Vendet e NATO-s lëvizin hapur drejt militarizimit të hapësirës kibernetike dhe përmirësojnë metodat e kryerjes së sulmeve kibernetike, tha Irina Tyazhlova

Diplomatja ruse ka pohuar se Perëndimi po rekruton në mënyrë aktive hakerë për të kryer operacione kundër Moskës për të mbuluar gjoja veprimet e saj kundër vendit, transmeton Anadolu.

“Ne besojmë se nuk është më sekret për askënd ajo që diktoi përpjekjet metodike të SHBA-së dhe aleatëve të saj promovimi i temës së ‘hakerave rusë’ dhe ‘agresionit kibernetik rus’. Kjo është bërë me qëllimin e vetëm për të fshehur veprimet e tyre destruktive në hapësirën e informacionit”, ka thënë Irina Tyazhlova, përfaqësuesja ruse, gjatë një takimi të Grupit të Punës të OKB-së për sigurinë kibernetike të hënën, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Tyazhlova më tej pohoi se vendet e NATO-s po lëvizin hapur për militarizimin e hapësirën kibernetike duke ngritur arsenalin e tyre dhe duke përmirësuar metodat e kryerjes së sulmeve kibernetike, për të cilat ajo tha se ka “prova të shumta të dokumentuara” nga rrëfimet e zyrtarëve të rangut të lartë që janë bërë publike.

“Objektet e informacionit të Rusisë vazhdojnë të përballen me sulme masive kibernetike që janë shtuar dhjetëfish që pas nisjes së operacionit special”, tha Tyazhlova, duke shtuar se “udhëzime të hollësishme për zbatimin dhe koordinimin e sulmeve kibernetike dhe listat e synuara që përfshijnë agjenci specifike qeveritare, objekte kritike, media dhe strukturat financiare” janë publikuar në një qasje të hapur për forume të specializuara dhe rrjete sociale.

Tyazhlova gjithashtu tha që Perëndimi e kishte nisur një fushatë të gjerë kundër Rusisë që nga fillimi i luftës së Moskës kundër Kievit, me qëllim të testimit të forcës së ekonomisë, sektorit financiar dhe energjisë në vend, si dhe industrisë kryesore.

“Në këtë skenar Ukrainës i është dhënë roli i testimit. Pompimi i perëndimit në burime të konsiderueshme financiare, trajnim të stafit, ofron ndihmë teknike në ndërtimin e informacionit ofensivë dhe potencialit të komunikimit të regjimit të Kievit”, theksoi ajo ndër të tjera.

Kategoritë
BotaLajme