Disa ditë pasi fuqizoi policinë, EULEX nis trajnimet në terren

Misioni i EULEX-it dhe KFOR-it kanë bërë trajnime së bashku më qëllimin siç thonë ata që “ta mbajmë Kosovën e sigurt dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjitha komuniteteve”.

E gjitha kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e EULEX-it në Twitter, shkruan lajmi.net.

Duhet shtuar se këto trajnime mes EULEX-it dhe KFOR-it po bëhen pak kohë pasi që EULEX-i është përforcuar më një njësi rezervë në Kosovë.

Kujtojme se kjo njësi e re përbëhet prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, të cilët vijnë nga shtete si Portugalia, Franca dhe Italia.

Lexoni postimin e plotë:

EULEX dhe KFOR bashkëpunojnë për të arritur një qëllim të përbashkët: ta mbajmë Kosovën të sigurt dhe të kontribuojmë në sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Shikoni disa fotografi nga ushtrimet tona të përbashkëta që synojnë forcimin e komunikimit dhe koordinimit.

 

Kategoritë
LajmeVendi